Ndeshja Zvicër-Kosta Rika ka dhuruar emocione të forta sonte në ambientet e presidencës aty ku figura të njohura të politikës, artit dhe sportit ishin mbledhur për të ndjekur këtë ndeshje të Botërorit. Era Istrefi, këngëtarja që ka kënduar këngën zyrtare të “Rusi 2018”, ishte pjesë e të ftuarve që ndoqën sot sfidën me Presidentin Meta.
E pyetur nga News24 Era Istrefi tregoi se është e mbushur me emocione pozitive nga fakti se ajo është pjesë e këngës së Botërorit. Gjithashtu ajo tregon se do të bëj të pamundur që në performancën e saj të ketë diçka shqiptare.