Shqiptarët ‘pushtojnë’ skenën e Eurosong , shkëlqejnë Bushpepa, Foureira dhe Meta - AlpeGossip
Shqiptarët ‘pushtojnë’ skenën e Eurosong , shkëlqejnë Bushpepa, Foureira dhe Meta

Shqiptarët ‘pushtojnë’ skenën e Eurosong , shkëlqejnë Bushpepa, Foureira dhe Meta

Një performancë e jashtëzakonshme! Shqiptarja Eleni Fureira, me flamurin e Qipros, “dogji” skenën e “Altice Arena” në Lisbonë.

Këngëtarja realizoi një performancë fantastike, ku përveç vokalit të saj, ajo arriti edhe të realizoi një koreografi fantastike së bashku me disa balerina.

Menjëherë pas Eleni, në skenë u ngjit një tjetër shqiptar. Ai ishte Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë. I 12 këndoi edhe Gent Bushpepa përfaqësuesi i Shqipërisë, i cili ka marrë pafund komente pozitive për vokalin e tij.

Më herët, ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.

Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.

E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.