“TAKOVA NJERIUN MË TË RËNDËSISHËM TË SARAH”/ Dj PM: Me pa qenë pa kamera do të… – AlpeGossip
“TAKOVA NJERIUN MË TË RËNDËSISHËM TË SARAH”/ Dj PM: Me pa qenë pa kamera do të…

“TAKOVA NJERIUN MË TË RËNDËSISHËM TË SARAH”/ Dj PM: Me pa qenë pa kamera do të…

Dj PM ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Fun Club BB VIP”, ai foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së madhe. Pajtimi komentoi gjithashtu edhe takimin me babanë e Sarah, me të cilën ka krijuar një lidhje në BB VIP.

“Nuk e di as si e kam heq kapelën kur erdhi babai i Sarah, kam dëgjuar një llaf nga pas që më tha hiqe. Dhe thashë me mendje se dukem më serioz. Kur në dhomën e rrëfimit më thanë ça do bëje thashë do i dërgoja një shishe verë. Kur realisht pashë që të nesërmen erdhi, mbeta i shtangur. Më vinte turp, por pastaj jo.

Sarah i vinte siklet, ça do thosha unë dhe babai. Takova një person të rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin në jetën e Sarah, jam shumë i lumtur”, tha PM.

I pyetur nëse i vjen keq që do të thuhet “Pajtimi i Sarah”, dj i njohur u shpreh se “jo”.

“Jo, përderisa edhe Sarah do të diskutohet për mua. Unë jam njësoj si jashtë dhe brenda. Di edhe unë të flas serioz. Nuk më vjen keq të thuhet Pajtimi i Sarah apo e kundërta, përderisa ashtu ndodhi. Më ka provokuar mirë në fillim, e i kam qëndruar pranë. Ka qenë një histori e çuditshme, ajo nuk e dinte se ekzistoja unë e unë nuk e dija që ekzistonte Sarah.

Me të gjitha vajzat që ishin brenda i kisha shoqe i njihja nga jashtë. Kur më pyetën kë do të njohësh nga vajzat, thashë Sarah, por nuk e njihja. Pas një jave kam kuptuar që më pëlqen, por jo ashtu si jemi sot.

Kam lënë nën stop Sarah të marrë vendime. Unë i shkoj pak me zor dikujt. Me qenë pa kamera ndoshta kisha bërë shumë më shumë për Sarah. Jashtë do kisha pas lloj-lloj mënyrash me fol me Sarah, por brenda është më ndryshe”, tha PM.