NGA REÇIPETAT TE BATANIJET/ Ja sa shpesh duhen larë rrobat – AlpeGossip
NGA REÇIPETAT TE BATANIJET/ Ja sa shpesh duhen larë rrobat

NGA REÇIPETAT TE BATANIJET/ Ja sa shpesh duhen larë rrobat

Vetëm për shkak se mund ta quani ditën e dielë “Ditën e pastrimit” në shtëpinë tuaj, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hidhni çdo gjë për të larë në makinën larëse një herë në javë. Duhet të dini se jo çdo gjë duhet të lahet në mënyrë të tillë pasi ka veshje e rroba të cilat duhen larë më shpesh ashtu si të tjera që duhen larë më rrallë.

Më poshtë do të shikoni se sa shpesh duhen larë rroba të caktuara.
Reçipetat duhen larë pas 5-6 të veshurash (apo ditësh). Në rast se lëkura e trupit është e yndyrshme apo djersiteni shpejtë, edhe larja duhet të jetë më e shpeshtë.

Sipas CEO-s së markës së fashme Levi’s Chip Bergh, pantallonat xhins duhen larë sa më rrallë që është e mundur. Ai vazhdon mandej duke thënë se larja një herë në 4 muaj është mëse e mjaftueshme. Edhe pse një deklaratë e tillë tingëllon shumë pak higjenike, sipas drejtuesit të markës lider në fushën e prodhimit të xhinseve, kjo është mënyra më e mirë që pantallonat tuaja të mos humbasin elasticitetin dhe ngjyrën origjinale.

Ai sugjeron disa truke për të eleminuar papastërtitë dhe njollat. Për shembull nëse fusni xhinset në një qese plastike të mbyllur dhe i lini në frigorifer për 24 orë, të nesërmen nuk do të ndjeni anjë aromë të keqe dhe do të kenë ngordhur të gjitha bakteret. Në qoftë se xhinest tuaja janë bërë me njolla, mund t’i lani pjesërisht me furçë dhëmbësh dhe ujë të kripur.

Më pas lërini të thahet dhe përdorini si më parë. Ide të çmendura apo jo, do të guxonit t’i provonit ?
LARJA e çarçafëve, jastëkëve, batanijeve apo këllëfit të dyshekut është po aq e rëndësishme, jo vetëm për higjienën, por edhe për cilësinë e gjumit tuaj. Çarçafët dhe këllëfët e dyshekut e të jastëkëve duhet të lahen çdo javë, jastëkët 2-3 herë në vit, batanijet 1 herë në tre muaj. Dhe të gjitha shumë më shpesh nëse keni qenë të sëmurë, vuani nga alergjitë prej mikroorganizmave të pluhurit, djersiteni shumë, apo keni zakonin e keq të hani në krevat e të fl ini me makiazh.
Çdo ditë
Peshqirët e kuzhinës
Çdo javë
Çarçafët
Këllëfët e jastëkëve
Çdo tre javë
Pixhamet
Peshqirët e banjës
Xhinset
Çdo muaj
Këllëfin e dyshekut
Robëdeshamberin
Çdo 3 muaj
Perdet e dushit
Batanijet