MENUJA ËSHTË GJITHË CV-JA E TIJ/ Pamjet e para nga ditëlindja e Ledionit (FOTO) – AlpeGossip
MENUJA ËSHTË GJITHË CV-JA E TIJ/ Pamjet e para nga ditëlindja e Ledionit (FOTO)

MENUJA ËSHTË GJITHË CV-JA E TIJ/ Pamjet e para nga ditëlindja e Ledionit (FOTO)

Ledion Liço feston sot ditëlindjen.

E nisi ditën me një urim plot emocion nga bashkëshortja Sara Hoxha për ta vijuar më pas me një nismë të çmendur të Lorit për ta kthyer kunatin me çdo kusht në Instagram

Pak më parë, filloi festa e ditëlindjes së 33-të të Ledionit, ku kunata e tij prin ahengun duke kërcyer pa u ulur në asnjërën nga videot e publikuara nga Sara.

Një detaj i veçantë është ai i menusë, në të cilën koktejlet e zakonshme janë zëvendësuar me emra nga spektaklet që ka prezantuar Ledioni në Top:

“The Wake Up” (Për ponch-in me tekila)

“The Top Awards” (Për Cuba Libre-n)

“The Big Brother” (Për New Fashion)

E kështu me radhë.

Gjithashtu, një pikturë e kuruar e Ledionit në një shkop iu shpërnda të ftuarve.

Duhet shtuar se moderatori ishte zhdukur prej muash nga rrjetet sociale, duke mbyllur edhe profilin në Instagram, ndërsa nuk shikohej më në asnjërin prej programeve të “Top Channel”.

Duket se ka ardhur koha të rikthehet.