E ftuara speciale e kësaj puntate në “Mos i fol shoferit” ishte gazetarja Eni Vasili. Gjatë bisedës, ajo rrëfeu për daljen e saj të parë në televizion për të dhënë lajmet, kur ishte vetëm 20 vjec.

Ndonëse e dinte se do ishte pjesë e ekranit, hera e parë ishte një surprizë për Enin, e cila hyri në dollapin e mamasë për të marrë një veshje që të dukej serioze para audiencës.

Eni Vasili: Nuk isha përgatitur akoma të dilja në lajme, ishte bërë konkursi, unë e kisha fituar për të qenë pjesë e stafit të moderatorëve të lajmeve, por nuk na kishin thënë në filan datë do të filloni të jepni lajmet. Ndodh dicka me të ndjerin Roland Roshi, nuk e di cfarë problemi kishte dhe më marrin në telefon, më thonë do dalësh në lajme. Unë isha komplet e papërgatitur, më kapën dhe disa emocione. Pretendoja ta dija një javë para, të filloja të gjeja xhaketat e duhura, të bëja provat dhe 20 vjec nuk vishesha me xhaketa, prandaj mora një nga dollapi i mamit. I vura dhe nja 2 vata se ashtu ka qenë moda që të dukesha e madhe, doja të ngjaja pak nga Tefta Radi. Kështu dola, dola shumë mirë, ishte fati i fillestarit. Më pas kam hyrë shpesh në dollapin e mamit.