SHKOLLA PO FILLON!/ Ja disa sugjerime për drekën e fëmijëve tuaj – AlpeGossip
SHKOLLA PO FILLON!/ Ja disa sugjerime për drekën e fëmijëve tuaj

SHKOLLA PO FILLON!/ Ja disa sugjerime për drekën e fëmijëve tuaj

Disa ide për te ndërtuar një vakt të ekuilibruar, për fëmijët e moshës 7-14 vjeç. Mbi moshën 14 vjeç, nevojat energjetike dhe në kalcium rriten ndjeshëm dhe për këtë arsye duhet ndërtuar një ushqim i pasur në kalcium dhe hekur.

  • E hënë: Supë me perime kremoze; Merluc* me bizele, karota dhe patate; 150ml kos me 1 lugë rrush të thatë.
  • E martë: Byrek me mish të grirë dhe qepë; Pure karote me patate dhe 40gr gjize; 1 kivi
  • E mërkurë: Sallatë me lakër të bardhë, karotë dhe ullinj; Makarona me mish vici (ragu), salcë domatesh & djathë të bardhë; 150ml kos; 1 mollë.
  • E enjte: Krepa me miell integral, djathë, vezë, ton, sallatë jeshile dhe salcë kosi; Gjellë me mashurka, karota dhe domate; Krem qumështi me portokallë
  • E premte: Speca të kuq të pjekur, me djathë të bardhë; Qofte thjerrëzash me salcë kosi dhe koper; Kek me vaj ulliri dhe portokall.

*Peshku nuk këshillohet të jepet me vete për fëmijët, pasi nuk duhet të qëndrojë më shumë se 2 orë pas gatimit! Nëse serviret në ambientet e shkollës, duhet të jetë i sigurt dhe i freskët.