Prindërve iu dështon festa e bebushit: Papritur, protagonist bëhet gjyshi! – AlpeGossip
Prindërve iu dështon festa e bebushit: Papritur, protagonist bëhet gjyshi!

Prindërve iu dështon festa e bebushit: Papritur, protagonist bëhet gjyshi!

Një çift po priste gjithë emocion të zbulonte gjininë e benushit, por gjërat s’kanë shkuar ashtu siç pritej. Çifti kishte menduar ta mësonte surprizën e ëmbël përmes një feste me temë “Lojë bejsbolli”.

Ndërkohë që mamaja e ardhshme hodhi topin e mbushur me ngjyrë blu drejt bashkëshortit që supozohej ta godiste me shkopin e bejsbollit, diçka ndodh.

Topi ndryshon drejtim dhe papritur i shpërthen gjyshit në fytyrë …

“Ne donim të bënim diçka të veçantë për t’ua zbuluar të gjithëve në të njëjtën kohë. As ne vet nuk e dinim gjininë, ishte surprizë për të gjithë.”- ka treguar gruaja për People-in.

Gjithsesi më e veçantë se kaq, festa nuk mund të bëhej. Edhe pse fytyra e gjyshit nuk njihej më, pasi u shndërrua në blu, janë të gjithë të lumtur. Një djalë do t’i shtohet familjes!Urojmë që të paktën bebushi të ketë aftësi më të mira organizimi se prindërit e tij!