Harrojeni ndarjen miqësore! Ariana Grande tregon arsyet e frikshme pse e la të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni ndarjen miqësore! Ariana Grande tregon arsyet e frikshme pse e la të dashurin (FOTO)

Harrojeni ndarjen miqësore! Ariana Grande tregon arsyet e frikshme pse e la të dashurin (FOTO)

Këngëtarja Ariana Grande ka folur për herë të parë për motivet e vërteta të ndarjes nga i dashuri, Mac Miller, duke e përshkruar marrëdhënien e saj me të, si “të vështirë” dhe “të frikshme”.

Reagimi i saj vjen pas kritikave të shumta nga fansat që e fajësojnë, pasi sipas tyre, ajo nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për problemet e të dashurit, i cili bëri dhe një aksident me makinë para pak kohësh.

Këngëtarja tha se nuk është as dado dhe as nëna e tij, dhe asnjë femër nuk duhet të ndihet kështu.

Në një reagim në Twitter Ariana tregon se ish-i i saj ka pasur probleme të theksuara me alkoolin dhe se ajo është kujdesur për të dhe është përpjekur ta futë në rrugë të drejtë.

“Nuk e kam treguar sesa e vështirë dhe e frikshme ishte ndërkohë që po ndodhte, por ishte. Do të vazhdoj të lutem nga thellësia e zemrës sime që ai të kuptojë gjithçka dhe çdo femër tjetër ta bëjë”.