“ISHTE 30 DHJETOR…”/ Emanuela dhe Ilir Shaqiri në 19 vjetorin e martesës, dedikimi emocionues – AlpeGossip
“ISHTE 30 DHJETOR…”/ Emanuela dhe Ilir Shaqiri në 19 vjetorin e martesës, dedikimi emocionues

“ISHTE 30 DHJETOR…”/ Emanuela dhe Ilir Shaqiri në 19 vjetorin e martesës, dedikimi emocionues

Iliri Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela festojnë 19- vjetorin e martesës së tyre dhe me anë të një postimi në Instagram ajo ka zgjedhur ta urojë nga larg me fjalët më të bukura dhe emocionuese.

“Ishte 30 dhjetor 2002 … ishte ftohtë. Por asnjëri prej tyre nuk e ndjeu. Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur i thamë PO njëri-tjetrit dhe ne jemi ende këtu. Vështirësi ka pasur por kemi mundur t’i kapërcejmë me durim, falje dhe shumë dashuri”, shkruan ajo në foton e dasmës që ka publikuar.

Iliri dhe Emanuela janë një nga çiftet më të përfolur që prej nisjes së BBV, pasi balerini e ka përfshirë shumë partneren në diskutimet e tij brenda shtëpisë./