“KA ARDHUR KOHA…”/ Pasi shtyu dasmën me të dashurin biznesmen, Leonora Jakupi tregon a do e veshë vellon – AlpeGossip
“KA ARDHUR KOHA…”/ Pasi shtyu dasmën me të dashurin biznesmen, Leonora Jakupi tregon a do e veshë vellon

“KA ARDHUR KOHA…”/ Pasi shtyu dasmën me të dashurin biznesmen, Leonora Jakupi tregon a do e veshë vellon

Këngëtarja Leonora Jakupi dhe i dashuria i saj biznesmen kishin planifikuar të martoheshin këtë vit. Por për arsye të paqarta, çifti shtynë ceremoninë.

Gjatë një interviste për “T7”, artistja u shpreh se akoma nuk ka vendosur se kur do bëhet nuse, por “ka ardhur koha për ta marrë atë vendim”.

“E ke zgjedh vellon?”- e pyeti moderatori.

“Nuk është vello që të marton me dikë. Akoma nuk e kam zgjedhur, s’kam vendosur akoma por duhet ta marr këtë vendim”, u shpreh këngëtarja.

Teksa u pyet nëse do të pranonte festën për tu bërë pjesë e Big Brother Vip, ajo u përgjigj: “Gjithçka në jetë e përballoj, por jo të qëndroj larg familjes sime. Edhe kur dal në kafe e telefonoj shpesh mamanë time. E kemi krijuar atë lidhje pas vdekjes së babit. Mamin e kam shoqe, e kam gjithçka, konsultohem për gjithçka dhe nuk marr asnjë vendim pa e pyetur. Kjo është pjesa më e vështirë dhe për asnjë çmim s’do e pranoja. Edhe presioni i kamerave është i madh, i pranoj. Unë s’do kisha pranuar.

Kur na ndajnë dhe pak orë nga ndërrimi i viteve, Leonora Jakupi tregoi se që pas ndarjen nga jeta të babait të saj, festa e Vitit të Ri nuk i sjell më gëzim.

“Vitet më të veçanta kanë qenë të fëmijërisë, kur kisha edhe babin. Prej ndarjes së tij nga jeta festa e Vitit të Ri, s’më sjell kënaqësi. Vitet e fundit për shkak të mbesës e festojmë, i bëj qejfin. Kur ishte babai na sillte një bredh të madh për të na bërë qejfin nga toka deri në tavan, na duhej një javë që ta dekoronim. Kalonim shumë kohë me babin për ta dekoruar dhe nga koha që ai s’është më, as nuk dua ta shoh. S’më pëlqen, por për shkak të mbesës e rregulloj. Më shumë e lë atë ta dekorojë, unë se kam më kënaqësinë e pritjes së Vitit të Ri”, tha Leonora Jakupi.

Artistja, e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale e duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë dhe ka qenë e vështirë të mësohej rreth mashkullit që ka në krah.

Këngëtarja disa kohë më pare ka folur për personin që i ka vjedhur zemrën, atë që e konsideron “bashkëshort”, duke qenë se bashkëjetojnë si një çift i vërtetë.

Për faktin se nuk ka postuar ende asnjë foto me të, Leonora Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri i saj prej 9 vitesh dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk kanë asnjë foto apo video së bashku.

I dashuri i Leonora Jakupit etiketohet si ”babai i tenderave”. Këngëtarja dhe biznesmeni janë në një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë.

Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit. Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar.

E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni Nexhat Krasniqi, i cili ka dalë nga një divorc.

Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonora Jakupin.

Sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.

“Sa ka thënë Zoti. Nëse janë edhe 5-6, s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka thënë ajo gjatë një interviste.