Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri.
Më poshtë, Living ju njeh me 5 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:
1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.
2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.
3.Parandalon kancerin: Një studim i botuar në Journal of Nutrition and Cancer, zbuloi se elementet fitokimike që gjenden tek avokadot janë shumë të fuqishëm për të zëvendësuar kemioterapinë tek pacientët që vuajnë nga kanceri i gojës. Hulumtime të mëtejshme kanë provuar po ashtu se
antioksidantët karotenoidë të avokados pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të kancerit të lëkurës.
4.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.
5.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.