DO QESHNI EDHE JU! Publikohet VIDEO që Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP” – AlpeGossip
DO QESHNI EDHE JU! Publikohet VIDEO që Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP”

DO QESHNI EDHE JU! Publikohet VIDEO që Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP”

Nuk do e tepronim nëse do themi se për shumë të rinj kudo në botë nëse nuk ke TikTok nuk je ‘IN’. Aplikacioni i videove u bë goxha i përdorur gjatë karantinës në 2020, kur shërbeu si mjet argëtues për të gjithë njerëzit gjatë izolimit.

Që atëherë thuajse kushdo ka një adresë në këtë media sociale, ku edhe nëse nuk poston e nuk bëhet pjesë e videove virale, sheh të tjerët. E sidomos në flasim për personazhet publike. Moderatorja Arbana Osmani është një nga figurat që i është bashkuar së fundmi TikTok. Të gjithë e dimë pasionin për gatimin që ka moderatorja. Kështu që shumica prej tyre janë receta gatimi dhe disa nga prapaskenat e formatit të “Big Brother Vip’’.

Por vetë ajo është shprehur se nuk di ta përdorë shumë mirë dhe se ende nuk ia ka marrë dorën. Kështu, sot Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj një video funny që ka xhiruar në një nga mbledhjet e saj me stafin gjatë kohës së “Big Brother VIP”. Mirëpo, në vend që të xhironte një video të zakonshme, Arbana ka vendosur në sfond një këngë, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. Arbana shihet nga mimikat se nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh teksa videoja ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e moderatores.

 

VIDEO