U SHFAQ PAPRITUR KRAH TIJ PAS SHUMË VITESH/ Rozana Radi zbulon çfarë ka ndodhur mes saj dhe Noizyt – AlpeGossip
U SHFAQ PAPRITUR KRAH TIJ PAS SHUMË VITESH/ Rozana Radi zbulon çfarë ka ndodhur mes saj dhe Noizyt

U SHFAQ PAPRITUR KRAH TIJ PAS SHUMË VITESH/ Rozana Radi zbulon çfarë ka ndodhur mes saj dhe Noizyt

Para disa ditësh Noizy realizoi Pre-Partyn e koncertit të tij ‘Alpha’ që do mbahet në Tiranë më 14 shkurt, ku morën pjesë shumë figura publike, ndonëse Noizy ka thënë se ka ftuar vetëm miqtë e tij më të afërt. Por tërhoqi vëmendje pjesëmarrja e Rozana Radit, e cila i shtohet listës së njerëzve me të cilët Noizy ka bërë paqe së fundmi.

Vite më parë ata ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat u duke se ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha: “Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë për ‘Prive’, këngëtarja mohoi që mes tyre të ketë patur përplasje, apo hatërmbetje. E pyetur nga gazetari nëse ka patur diçka që nuk shkonte mes tyre Rozana tha: “Jo, asnjëherë. Kemi patur dy bashkëpunime. Madje, ka qenë bashkëpunimi i parë i Noizyt dhe që atëherë karriera e tij filloi të ngrihej dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e suksesit të tij. E para, ka një humor që e karakterizon. Zor se e harron kur e ke mik dhe ata që nuk e kanë më mik, jam e sigurt që u mungon.”

Ajo i tha edhe publikisht këto fjalë për Noizyn. Në një postim në rrjetet sociale, Rozana foli me superlativa për reperin duke shkruar se ai o mbetet në histori. “Janë dy tipe artistësh: Ata që duan të mbeten në histori dhe ata që duan të mbeten në shtëpi. Artistët si ti Noizy nuk i kënduan një historie sepse është e bukur por sepse është e vërtetë! Mbrëmë kuptova që ti je tek ky profil, artisti i vërtetë. Mendoj që koncerti yt alpha nuk do jetë thjesht një koncert por një ngjarje për muzikën që ti bën.“-shkroi ajo për reperin teksa ai i shkroi:”Rozi je më e mira përgjithmonë”.