LUFTA VAZHDON/ Noizy e thumboi, Stresi nuk di të ndalur (FOTO) – AlpeGossip
LUFTA VAZHDON/ Noizy e thumboi, Stresi nuk di të ndalur (FOTO)

LUFTA VAZHDON/ Noizy e thumboi, Stresi nuk di të ndalur (FOTO)

Sherret dhe thumbimet e dikurshme mes reperëve të njohur, Stresit dhe Noizyt, duket se kanë filluar sërish. Gjithcka nisi me një ironizim që Noizy i bëri Stresit në Instastoryn e tij, në lidhje me usernamin e dikurshëm të reperit në Instagram: “Vlonjati”. Në një foto të publikuar në Instagram, ai shkruante: “Vlonjatiii. Humor pa kufi”.

Pas ironizimit të tij, reagoi dhe Stresi, i cili me anë të një videoje në Instastory shprehej  “Ne nuk merremi me legena, ne na duhen burra m’u marrë, legenat i kemi lënë që të merren me legenat”.

Reperi nuk e ka lënë me kaq, pasi ai e ka thumbuar sërish Noizyn. Ai është kapur pas episodit të plagosjes me Albert Krasniqin,incident i cili bëri bujë të madhe në Shtatorin e 2016-ës. Stresi e ka fshirë më pas postimin por mbetet të presim nëse do të ketë ndonjë tjetër reagim nga Noizy.

Foto e ruajtur nga Prive