“27 E KONSIDEROJ SI NUMËR FATI”/ Eni Çobani flet për ditën e aksidentit (FOTO) – AlpeGossip
“27 E KONSIDEROJ SI NUMËR FATI”/ Eni Çobani flet për ditën e aksidentit (FOTO)

“27 E KONSIDEROJ SI NUMËR FATI”/ Eni Çobani flet për ditën e aksidentit (FOTO)

Pak ditë më parë Eni Çobani u përball me një nga ngjarjet më të rënda dhe të vështira në jetën e saj. Juristja e njohur pësoi një aksident me makinë, gjatë rrugës për një proces gjyqësor në Tropojë. Eni pësoi vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti dhe ka treguar se ndihet me fat që doli gjallë. Ditën e sotme e ftuar në rubrikën “BE Coffee” ajo ka rrëfyer disa detaje të reja nga aksidenti dhe si ka ndryshuar këndvështrimi për jetën pas tij.

Eni ka treguar se tashmë 27 e konsideron si numër me fat, sepse ka lindur në 27 maj, ndërsa në 27 janar pësoi aksidentin dhe atëherë ndjeu se rilindi për herë të dytë. Gjithashtu Çobani ka mohuar thashethemet se do të heqë dorë nga drejtësia për shkak të ngjarjes, sepse sipas saj Zoti dhe drejtësia ndjekin gjithmonë të njëjtën rrugë. Juristja ka pranuar se ecën shpejt me makinë dhe merr shpeshherë gjoba, por “gjobën” e kësaj radhe e konsideron si më të “shtrenjtën”.