Mbrëmjen e djeshme Arbër Hajdari shpërtheu ashpër ndaj ish-banorëve, Efi, Ronaldo dhe Mikela. Sipas tij, ato po e shfrytëzojnë Luizin për famë, teksa i quajti “përfitues” dhe se jetojnë për klikime.(Lexo këtu)
Nisur nga kjo situatë ka reaguar e revoltuar moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo i ka dalë kundër Arbrit, duke thënë se nuk e kupton pse gjithë ky përçmim ndaj ish-banorëve. Më tej ajo ka shtuar “Po ti Arbër nuk del për shikueshmëri dhe klikime?”.
“Me fal pak po Efi tere kohen i ka folur Luizit aty, pike se pari! Pike se dyti pse i drejtoheni ish banoreve me kaq percmim??? Pastaj ca eshte ky muhabet e beni per klikime, po ti o Arber per ca del aty si opinionist? Ti nuk del per shikueshmeri dhe klikime? Ca pune ke ti me opinionistin aty, kur merresh me filantropi? Cfare qellmi ke ndryshe nga keta qe e bekan per klikime?”, ka shkruar Fatma në rrjete sociale.