PAS KAQ SHUMË MUAJSH/ Ritakohen dy nga ish-banoret e “BBV2” – AlpeGossip
PAS KAQ SHUMË MUAJSH/ Ritakohen dy nga ish-banoret e “BBV2”

PAS KAQ SHUMË MUAJSH/ Ritakohen dy nga ish-banoret e “BBV2”

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia. Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë. Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët. Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.