FOTOLAJM/ Aktori me famë botërore i Hollywood ndodhet në Vuno të Shqipërisë – AlpeGossip
FOTOLAJM/ Aktori me famë botërore i Hollywood ndodhet në Vuno të Shqipërisë

FOTOLAJM/ Aktori me famë botërore i Hollywood ndodhet në Vuno të Shqipërisë

Aktori i mirënjohur i Hollywood ndodhet në Shqipëri. Gazeta Shqip ka siguruar një foto të artistit Danny Glover, i cili aktualisht ndodhet në Vuno të Himarës.

Ai së bashku me ekipin e tij është vendosur në një hostel në fshatin e Jugut. Sipas burimeve bëhet fjalë për xhirimet e një seriali të quajtur “The Prosecutor” që do të transmetohet në Netflix.

Danny Glover ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollyëood me disa nga filmat që kanë pikasur si: Places in the Heart, To sleep with anger, Beyond the Lights, Bat 21, Bopha.

Glover u bë i njohur kryesisht për rolin e tij si Murtaugh në serinë e filmit “Lethal Weapon”, në bashkëpunimin me aktorë si Mel Gibson dhe Jet Li.

Ai gjithashtu është një aktivist politik dhe social i përkushtuar. Ai ka qenë i angazhuar në shumë çështje të ndryshme, duke përfshirë të drejtat civile, paqen botërore dhe çështjet e ekonomisë.

Glover ka marrë disa çmime për karrierën e tij, duke përfshirë edhe çmimin e festivalit të Cannes për interpretimin e tij në filmin “To Sleep with Anger” në vitin 1990.

FOTOLAJM/ Aktori me famë botërore i Hollywood ndodhet në Vuno