U MARTUA ME BURRË TË MOSHUAR? Xheisara e “BBVIP” rrëfen për herë të parë të vërtetat e jetës private (FOTO) – AlpeGossip
U MARTUA ME BURRË TË MOSHUAR? Xheisara e “BBVIP” rrëfen për herë të parë të vërtetat e jetës private (FOTO)

U MARTUA ME BURRË TË MOSHUAR? Xheisara e “BBVIP” rrëfen për herë të parë të vërtetat e jetës private (FOTO)

Ajo ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri “Big Brother VIP” dhe për të ishte një përballje me lajme të shumta teksa doli jashtë saj.

Gjatë një interviste këngëtarja Xheisara Frisku tha se lajmet që i kishin bërë përshtypje ishin ato për ndërhyrjen në fytyrë, ndërkohë theksoi se të bëra ka vetëm buzët. Të qëndruarit në një shtëpi me personazhe të ndryshme, me karaktere të veçanta shpesh mund të të ndodhë që të kesh përplasje.

Një nga personat që ajo ka pasur “përplasje” ishte Einxhel Shkira, për të cilën ajo tha: “Është mënyra se si ke zgjedhur ta bësh lojën! Ajo është një lojë që ku ta kapim keq tjetrin. Unë kisha pritur komplet gjë tjetër, dhe shoh papritur Einxhelin komplet gjë tjetër. Nëse do vazhdoja t’i flisja, do bëja debat pa vlerë, siç bëra me djalin, Arbërin. Në momentin që unë di me veten time se sa e mirë apo sa di apo sa nuk di anglisht, nuk më preku fare, thjesht ia ktheva me ironi që: Kur ta kem kujtuar tekstin dhe ta kem përmirësuar anglishten time nesër do të të marr të ta tregoj se sa e di ta këndoj atë këngën”.

Xheisara flet edhe për martesen sekrete

 

 

Burrë të moshuar e debate për martesën? Ishte ky thashethemi që qarkulloi me shpejtësi, duke u thënë se kjo ishte arsyeja pse Xheisara pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.

Edhe në këtë rast Xheisara Frisku në daljet e saj mediatike ka bërë zhurmën e saj. E njëjta gjë ndodhi së fundmi kur citohej se ajo ishte martuar për letra. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe, sipas vetë asaj, duke theksuar se kjo ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor nga ana e saj.

foto galeri

foto galeri

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”.