Afërdita Dreshaj rrëfën historinë e dashurisë me Jakub: Ai kërkoi numrin tim, por nuk ia dhanë… – AlpeGossip
Afërdita Dreshaj rrëfën historinë e dashurisë me Jakub: Ai kërkoi numrin tim, por nuk ia dhanë…

Afërdita Dreshaj rrëfën historinë e dashurisë me Jakub: Ai kërkoi numrin tim, por nuk ia dhanë…

Vetëm një javë më parë modelja e njohur shqiptare Aferdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke u martuar me hokejistin e famshëm çek Jakub Kindl.

Historia e dashurisë mes bukuroshes shqiptare dhe sportistit ka filluar prej më shumë se 4 vitesh, por asnjëherë Afërdita nuk kishte treguar si kishte qënë njohja me bashkëshortin e saj.

Në një intervistë për revisten “Who” modelja ka treguar për herë të parë se si u njoh me dashurinë e saj të jetës dhe këmbënguljen e madhe që ai bëri për të fituar vëmendjen e saj.

“Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.
Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në Facebook, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kishte nisur të më ndiqte në Twitter dhe të më bënte ‘retweet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retweet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në Twitter e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë” – ka treguar Afërdita.