BËHUNI GATI NJERËZ/ Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi do të bëjnë një emision së bashku – AlpeGossip
BËHUNI GATI NJERËZ/ Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi do të bëjnë një emision së bashku

BËHUNI GATI NJERËZ/ Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi do të bëjnë një emision së bashku

Kush mjeshtëron një zanat, duhet të mjeshtërojë një tjetër. Në të kundërt, jeta bëhet e mërzitshme. Apo jo? Ndoshta funksionon për Flori Mumajesin dhe Getoar Selimin, të cilët përfliten se nuk do të bashkëpunojnë për një këngë tjetër, por për një emision televiziv.

Nxitur nga një postim tashmë i fshirë nga Flori në Instagram, aludohet për një talent show vetëm me muzikë shqip që do të prodhohet nga dyshja Mumajesi-Selimi. Titulli pritet të jetë diçka në linjat e “E ke yllin.” Thuhet se programi do të transmetohet në Tv Klan.

Duke marrë parasysh se Marina Vjollca është e lirë për momentin dhe duke marrë parasysh se është bashkëshortja e Getoarit, me njëfarë sigurie mund të hamendësojmë se këtë program do ta moderojë ajo.

View this post on Instagram

01.01. 2019

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on