HUMBI BABAIN NGA COVID-19/ Viola Spiro prek me fjalët e ndjera: Jam e copëtuar… (FOTO) – AlpeGossip
HUMBI BABAIN NGA COVID-19/ Viola Spiro prek me fjalët e ndjera: Jam e copëtuar… (FOTO)

HUMBI BABAIN NGA COVID-19/ Viola Spiro prek me fjalët e ndjera: Jam e copëtuar… (FOTO)

Viola Spiro humbi babain nga jeta ditën e dielë për shkak të infektimit me ‘Covid-19’. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë moderatorja me anë një postimi në rrjetet sociale.

“Do të doja të kisha fuqi të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”, ka shkruar Viola.

Mësohet se i ati i Violës ishte sportist, por pavarësisht këtij fakti nuk ka mundur ta fitojë luftën me ‘Covid-19’.