Si ti mbaj duart kur dal në foto? Femrat e njohura të Instagramit na tregojnë qëndrimet e duhura – AlpeGossip
Si ti mbaj duart kur dal në foto? Femrat e njohura të Instagramit na tregojnë qëndrimet e duhura

Si ti mbaj duart kur dal në foto? Femrat e njohura të Instagramit na tregojnë qëndrimet e duhura

Sa herë që duam të hedhim një foto në rrjetet sociale edhe pas 100 shkrepjesh përsëri ndihemi të pakënaqura se nuk i kemi mbajtur duart siç duhet. Ndihemi në siklet dhe na duket sikur nuk do ta gjejmë dot kurrë pozicionin e duhur se ku duhet t’i mbajmë duart apo se çfarë duhet të mbajmë në dorë.

Mos u shqetësoni më për këtë temë sepse femrat e njohura të “Intsagram”-it ju vijnë në ndihmë.

Njërën dorë në xhep, ndërsa tjetrën tek çanta. Ky është sekreti numër një dhe fotoja juaj do të duket gjithmonë si e bërë nga dora e një profesionisti. Klaudia Pepa na e demostron më së miri këtë pozë me elegancën e saj.

Jonida Maliqi na sugjeron që mund t’i mbajmë duart në pjesën e barkut. Duhet të jenë jo shumë të ulura, por dhe jo shumë të ngritura dhe në këtë mënyrë do të shfaqemi me stil dhe pa pasur problemin se ku t’i fshehim duart.

 

Çanta është një ndër shpëtimtaret tona më të mëdha dhe kjo është një ndër pozat e preferuara të blogeres së njohur Irena Kita.

Luana Vjollca na tregon se duke e vendosur njërën dorë në bel, ndërsa tjetrën e lëmë të lirë mund të arrijmë një pozë shumë seksi.

 

Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura dhe në pozat e saj në përgjithësi vëmë re që njërën dorë e mban tek flokët. Ekspertët thonë se kjo është një ndër pozat që i tregon më seksi femrat në sytë e meshkujve.

Blogerja Krista Merkoçi na tregon se dhe duke i kryqëzuar duart para mund të arrijmë një pozë fantastike.

 

Armina Mevlani ka një ndër pozat e saj të preferuara atë ku i mban duart në xhep. Me kokën e anuar pak dhe me shikimin drejt aparatit.

Burimi: Iconstyle.al