PAS 6 VITEVE MARTESË/ Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti – AlpeGossip
PAS 6 VITEVE MARTESË/ Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti

PAS 6 VITEVE MARTESË/ Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti

Ricky Martin do të mbajë një koncert në Tiranë më 20 korrik, por edhe pse karriera e tij po shkon më së miri, për jetën private nuk mund të themi të njëjtë gjë.

Këngëtari portorikan ka deklaruar ndarjen nga bashkëshorti i tij, piktori suedez Jwan Yosef. Ata i kanë dhënë fund gjashtë viteve martesë, e cila u zhvillua në vitin 2017 në një ceremoni private, me të pranishëm vetëm prindërit e tyre dhe një gjyqtar.

Pak para koncertit në Shqipëri, Ricky Martin ndahet nga

Ricky Martin ka katër fëmijë, të gjithë të lindur nga nëna surrogate.

Në deklaratën e firmosur nga të dy, ata këmbëngulin në dëshirën e tyre për t’i dhënë fund martesës së tyre me respekt dhe gjithmonë duke menduar të sigurojnë që fëmijët e tyre të rriten në një mjedis mbështetës.

Të dy shpjegojnë se, pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen.

Pak para koncertit në Shqipëri, Ricky Martin ndahet nga

“Pas reflektimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për veten dhe fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi jetuar si çift në këto vite të mrekullueshme.

Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, duke marrë pjesë në rritjen e fëmijëve tanë.

Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë martesës sonë. Jemi në paqe dhe qetësi të plotë ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri në jetën tonë”, ishte deklarata e Ricky Martin dhe Jwan Yosef.