Operohet Big Mama dhe këtë gjë na e tregon të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
Operohet Big Mama dhe këtë gjë na e tregon të gjithëve (FOTO)

Operohet Big Mama dhe këtë gjë na e tregon të gjithëve (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama e cila së fundi ishte personazhi më mediatik, i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër.

Por, kësaj radhe nuk ka të bëjë me peshën e saj, janë sytë pjesa më e ndjeshme të cilën Bigu ka vendosur ta prekë këtë herë, për të përmirësuar shikimin.
Çuditërisht tërë këtë proces ajo vendosi që ta shfaqë direkt nëpërmjet Instagramit, teksa duket mjaft e guximshme dhe e qetë edhe pse po ndërhyn në diçka kaq të rëndësishme sa syri.

Të gjithë e njohin Bigun si një femër tejet origjinale me veprime që i rrjedhin krejt natyrshëm, e mbase kjo e bën të pëlqehet, meqë është përherë vetvetja.

Rikujtojmë se kohën e fundit, këngëtarja nga Maqedonia ishte kryefjalë e shtypit rozë fillimisht për deklaratën se kishte nisur një romancë e cila po e dërgonte drejt martesës, por kjo nuk zgjati shumë dhe u konfirmua për ndarjen.