“50 VITE SË BASHKU DUKEN SIKUR DJE”/ Albi Nako prek me dedikimin për prindërit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“50 VITE SË BASHKU DUKEN SIKUR DJE”/ Albi Nako prek me dedikimin për prindërit (FOTO+VIDEO)

“50 VITE SË BASHKU DUKEN SIKUR DJE”/ Albi Nako prek me dedikimin për prindërit (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme prindërit e koreografit të njohur, Albi Nako festojnë 50 vjet së bashku, por edhe një tjetër gëzim. Babai i Albit, Llaqi Nako feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të rëndësishme, Albi ka postuar në Instagram një video ku prindërit e tij shfaqen duke kërcyer dhe ka shkruar një dedikim shumë prekës.

“Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krahë ke bashkë-udhëtar njeriun e duhur gjithcka rrezaton dritë. 50 vite sëbashku sikur ishin dje… Gëzuar ditëlindjen babai im!  Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime sëbashku me udhëtarin tënd të jetës. Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako. Vallëzimi nuk njeh moshë nga mosha 4 e deri 99 vjeç”, shkruan Albi.