Pëlqimi i Noizy-t për Rihannën tashmë dihet, pasi ai e ka treguar gjithmonë.
Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto në Instagram, ku mund të themi që ia vuri flakën fare pasi ka treguar format e saj perfekte dhe si gjithmonë duket shumë seksi.
Rihanna ka promovuar linjën e re të të brendshmeve “SavagexFenty”, por duhet ta pranojmë që më shumë vëmendje mori pamja e saj.
Këtyre fotove nuk u ka rezistuar dot as reperi i njohur Noizy, i cili i ka shpërndarë në InstaStory, duke shkruajtur “Nusja”.
Nuk është hera e parë që Noizy e quan grua Rihannën dhe mesa duket nëse ka një femër që do ja mbushte mendjen Noizy-t për t’u martuar është vetëm këngëtarja e njohur.
Ajo ndoshta nuk e ka idenë kush është Noizy, por Riri mbetet e vetmja që plotëson kushtet për të qenë gruaja e reperit shqiptar.
Reperi kohët e fundit ka publikuar albumin “Epoka”, i cili po pritet mirë nga fansat e tij.