ÇUDIT Donaldi: Unë i mbyll Instagram-in asaj. I jap një Nokia të thotë “alo”… – AlpeGossip
ÇUDIT Donaldi: Unë i mbyll Instagram-in asaj. I jap një Nokia të thotë “alo”…

ÇUDIT Donaldi: Unë i mbyll Instagram-in asaj. I jap një Nokia të thotë “alo”…

Sot në oborr Donaldi ka folur për Beatrix me Arjolën dhe Beniadën.

Në një moment u vendos nga ‘Vëllai i Madh’ kënga e saj dhe ai tha se e ka marrë shumë malli.

Më pas Beniada po e ngacmonte dhe po thoshte që gjithë më të mirët janë jashtë madje se ka dhe shumë meshkuj sexy jashtë.

Donaldi shprehet:

“Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”,- tha Donaldi.

Beniada vazhdoi me ngacmimet dhe po i thoshte se asaj mund t’i shkruajnë fansat në Instagram, adhurues dhe ai s’mund ta ndalojë.

“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” ,- po thoshte ai me shaka.

Më pas po flisnin për mamanë e Beatrix dhe Donaldi tha se nuk e ka takuar, por Romeo po dhe i ka thënë se është super tip. Të njëjtën gjë ia konfirmoi dhe Arjola.

Kujtojmë se Donaldi ka shprehur disa herë se është natyrë shumë xheloze dhe madje e ka quajtur veten disi ‘i sëmurë’ në një lidhje. Po nuk ka mohuar as faktin se edhe vajzat krahë tij kanë qenë xheloze.