“DITËLINDJA SPECIALE”/ Partneri i bën Olta Gixharit surprizën super romantike (FOTO) – AlpeGossip
“DITËLINDJA SPECIALE”/ Partneri i bën Olta Gixharit surprizën super romantike (FOTO)

“DITËLINDJA SPECIALE”/ Partneri i bën Olta Gixharit surprizën super romantike (FOTO)

Aktorja bukuroshe, Olta Gixhari festoi dje ditëlindjen. Ajo mbushi 34-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga njerëzit e dashur.

Olta jeton prej kohësh në Spanjë, me partnerin, i cili padyshim i ka bërë surprizën më të bukur. Aktorja ka publikuar një foto në Instagram, ku tregon se i shoqi i ka dhuruar një buqetë me lule dhe i ka shkruar një letër.

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua”, ka shkruar ai. “Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve”, është mbishkrimi që i ka lënë Olta fotos. Ky ishte i pari vit që aktorja ka festuar ditëlindjen si grua shtatzënë dhe nuk mund të ishte më e lumtur.