I BIRI FESTON DITËLINDJEN/ Sidrit Bejleri i bën urimin më emocionues: Kur të mos jem më… (FOTO) – AlpeGossip
I BIRI FESTON DITËLINDJEN/ Sidrit Bejleri i bën urimin më emocionues: Kur të mos jem më… (FOTO)

I BIRI FESTON DITËLINDJEN/ Sidrit Bejleri i bën urimin më emocionues: Kur të mos jem më… (FOTO)

Në familjen e këngëtarit Sidrit Bejleri ka festë pasi djali i tij ka ditëlindjen. Amad mbush 10 vjeç e në këtë ditë të veçantë Sidriti vendosi ta urojë publikisht. Këngëtari postoi në rrjete sociale një foto të tyre bashkë duke i kushtuar një dedikim shumë emocionues.

“Amad,
Në këtë 10 vjetor të dhurimit tek ne…
Mos e harro kurrë që t’du shumë!
Shpresoj që të kesh besim në vete, aq shumë sa kam besim në ty! Lutem të jesh gjithmonë mirë, kudo fati do të të tërheqë! Shijoje rrugëtimin tënd duke përkujtu Krijuesin, atë për çfarë erdhëm në këtë jetë dhe se këtu të gjithë jemi udhëtarë!
Mos harro kush je, prej nga vjen dhe rrugën që të kthen në Shtëpi!
Nuk të premtoj se do t’jem këtu, në të gjithë të ardhmen tënde, por të jap fjalën se do të t’du gjithmonë, edhe kur t’mos jem më këtu!
Falenderoj Zotin që të solli këtu dhe e lus të të japë jetë të gjatë me vepra të mira!
Me dashni Babi!”