KY NA QENKA SEKRETI QË NUK U SHËNDOSH GJATË KARANTINËS? Lori Hoxha tregon çfarë pi që në mëngjes (FOTOT) - AlpeGossip
KY NA QENKA SEKRETI QË NUK U SHËNDOSH GJATË KARANTINËS? Lori Hoxha tregon çfarë pi që në mëngjes (FOTOT)

KY NA QENKA SEKRETI QË NUK U SHËNDOSH GJATË KARANTINËS? Lori Hoxha tregon çfarë pi që në mëngjes (FOTOT)

Lori Hoxha ka treguar sot për ndjekësit e saj disa sekrete për ruajtjen e një fiziku të rregullt dhe linjave elegante!

Fashionista e njohur ka treguar se e nis ditën me dy lugë uthull molle që e përzien me ujë dhe e pi esëll.

Ajo shprehet se nuk e di nëse kjo ka efekt, por të paktën i shuan urinë që ka!

“E nis mëngjesin me ujë të përzier me 2 lugë uthull molle, dhe nuk e di nëse bën ndonjë gjë, por më duket se më pret urinë, kështu që ja ku e keni. Si po ju ecën e entja?”

Më pas Lori tregoi edhe kilometrat që bën çdo ditë dhe çfarë vesh për të ruajtur kurrizin e saj.

Ajo bën gati 8 kilometra në ditë dhe vesh një korse të SKIMS, për të shmangur dhimbjet e kurrizit gjatë aktivitetit fizik.

Fashionista mban edhe një orë me vete që i tregon të gjithë aktivitetin që ka bërë gjatë ditës.