“PO JU A KENI PASUR FËMIJËRI SI KJO E IMJA?” Rezarta Shkurta tregon mardhënien epike me motrën e saj (FOTOT) – AlpeGossip
“PO JU A KENI PASUR FËMIJËRI SI KJO E IMJA?” Rezarta Shkurta tregon mardhënien epike me motrën e saj (FOTOT)

“PO JU A KENI PASUR FËMIJËRI SI KJO E IMJA?” Rezarta Shkurta tregon mardhënien epike me motrën e saj (FOTOT)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka folur si rrallëherë në rrjete sociale për raportin që ka me motrën e saj dhe vetëm vajzat që kanë vetë motra mund ta kuptojnë më mirë!

Nëse po prisni një marrëdhënie tejet normale, e keni shumë gabim!

Me siguri të gjitha keni bërë namin dhe jeni zënë pafund në fëmijëri me motrat tuaja, ashtu si Rezarta ka bërë me motrën e saj.

Këngëtarja tregon se në shtëpi kishte gjithmonë “luftë” dhe e quan fëmijërinë e tyre të vështirë, pasi duhet të aktronin sikur gjithçka ishte në rregull para prindërve.

Nëpërmjet një fotoje, Rezarta tregon si silleshin dy vajzat me njëra-tjetrën në prani të prindërve dhe në mungesë të tyre dhe sigurisht që sjelljet në këto dy raste nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën!

Për më tepër,  këngëtarja tregon “provat e krimit” kur motra e saj pranon se e ka goditur me tigan, duke shtuar me humor se për shkak të dhunës Rezarta u bë ‘akrobate’.

Jo vetëm kaq! Rezarta shton se e tashmja vazhdon të jetë thuajse e njëjtë për to.

Siç vetëm motrat dinë të të marrin çdo veshje në garderobë, ashtu edhe motra e këngëtares i merr Rezartës gjithçka.

Madje, kjo e fundit tregon me humor se motra nuk i shkon në shtëpi me çantë për t’i marrë rrobat, por me karrocë marketi, që t’i marrë sa më shumë të jetë e mundur!

Kush tjetër gjeti veten në raportin epik të dy motrave?