PAS “DOKTOR PLASTIK”/ Zbulohet super projekti i ri i Kiara Titos (FOTO) – AlpeGossip
PAS “DOKTOR PLASTIK”/ Zbulohet super projekti i ri i Kiara Titos (FOTO)

PAS “DOKTOR PLASTIK”/ Zbulohet super projekti i ri i Kiara Titos (FOTO)

Prej disa kohësh moderatorja e njohur Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Tv Klan me emisionin ‘Doktor Plastik’. Kiara përveç angazhimeve në televizion është komentuar shumë në mediat rozë dhe për lidhjen me këngëtarin shqiptar Butrint Imeri.

Ajo u bë pjesë e klipi të tij më të ri “Hajt Hajt”  që mori vëmendjen e të gjithë fansave. Mirëpo, siç duket përveç emisionit të saj, Kiara ka vendosur të merret dhe me një projekt të ri. Moderatorja ka lajmëruar së fundmi të gjithë fansat se shumë shpejt do të sjell një vlog të vetin.

Ajo nëpërmjet një postimi ka pyetur fansat se çfarë dëshirojnë të shikojnë në videon e parë dhe i ka kërkuar atyre ta ndjekin në adresën e saj në Youtube ku do hidhen të gjitha videot.