Më në fund, orgazma është futur në listën e çështjeve që studiohen nga shkencëtarët!
Studiuesit e Universitetit të Albany në New York kanë kryer një studim mbi femrat që kanë marrëdhënie heteroseksuale me partnerët e tyre, të cilat janë pyetur mbi këta të fundit, orgazmën e tyre dhe aftësinë e partnerëve për t’u dhënë atyre një orgazëm… dhe përgjigjet ishin surprizuese.
Sipas këtij studimi, femrat ishin të prirura të arrinin kulmin e kënaqësisë nëse partnerët ishin të pasur, me vetëbesim dhe tërheqës, ndërsa intensiteti i orgazmave varej nga fakti nëse partneri ishte tërheqës apo jo.
“Intensiteti i orgazmës varej se sa tërhiqej femra nga partneri i saj dhe sa herë bënin seks në javë”, – kanë shkruar studiuesit për “New York Post”.
Ndërkohë, femrat që i kanë partnerët e tyre me humor, të këndshëm e zbavitës bëjnë më shumë seks dhe arrijnë më shumë orgazma.
Pra, vajza bëni mirë të filloni dhe seleksiononi!