SHFAQET DY HERË ME TË NJËJTIN MODEL/ Elvana Gjata duket se ka rënë në dashuri me këtë veshje… (FOTO) – AlpeGossip
SHFAQET DY HERË ME TË NJËJTIN MODEL/ Elvana Gjata duket se ka rënë në dashuri me këtë veshje… (FOTO)

SHFAQET DY HERË ME TË NJËJTIN MODEL/ Elvana Gjata duket se ka rënë në dashuri me këtë veshje… (FOTO)

Pas pushimeve disa ditore që këngëtarja Elvana Gjata dhe miqtë e saj kaluan në Francë, tashmë ka nisur puna intensive për artisten. Ajo ka filluar koncertet dhe duket se është shumë e angazhuar dhe më pranë publikut se asnjëherë tjetër.

Në fotot dhe pamjet që ka postuar në ‘Instagram’, në një prej koncerteve të saj Elvana kishte zgjedhur të vishte një fund tyl ngjyrë të bardhë dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë, të cilat më pas i hoqi për të veshur atlete e për t’u ndjerë sa më komode.

Ndërkohë nga videot që fansa të saj por edhe ajo vetë ka ndarë në rrjetet sociale, shihet se artistja ka preferuar të shfaqet në një tjetër koncert me të njëjtin model veshjeje, por ndryshonte vetëm ngjyra, këtë herë ishte lejla.

Me siguri Elvana e ka pëlqyer shumë dhe është ndjerë rehat me këtë stilim të mikut të saj Valdrin Sahiti dhe ka dashur të ketë dy të tillë.