itët e fundit modelja shqiptare e njohur në SHBA, Lorena Haliti, ka qenë shumë e komentuar në media. E ftuar në emisionin “E diell” ajo tha se do të martohet me një djalë shqiptar dhe se i kishte mësuar të gjitha traditat dhe zakonet tona.
Gjithashtu vetëm pak kohë më parë u publikua edhe klipi i këngës së Ledri Vulës ku Lorena ishte pjesë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Ajo është parë shumë herë këto kohë nën shoqërinë e Ledrit i cili edhe e ka uruar së fundmi për ditëlindje. Megjithatë askush nuk e mbante mend që dikur modelja ka qenë e lidhur me reperin e njohur shqiptar Seven Saraçi.
Lorena dhe Seven kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri vite më parë mirëpo i dhanë fund lidhjes dhe ndarja e tyre u komentua gjatë në media. Gjithashtu u tha se këngën ‘Pa ty’, Seven ja kishte dedikuar ish partneres së tij, Lorenës.