Lidhja e dy reperëve, Rina Balaj dhe Sin Boy, ka qenë ndër më të komentuarat në media që prej fillimeve të tyre, për faktin se Sin Boy njihet si reper grek.
Kjo pasi ai ka jetuar në Greqi, atje ka nisur karrierën e tij dhe është tepër i njohur në këtë vend.
Në InstaStory, ajo ka publikuar një lajm të çiftit, duke dashur të japë mesazhin për të shpërndarë sa më shumë dashuri, ndërkohë që sqaron se i dashuri i saj është shqiptar, pas etiketimit të tij si grek.
Rina nuk dëshiron që publiku ta quajë ende “tradhtare të kombit”.
“Krejt ç’ka ju nevojitet është dashuria, e sigurt! Ta sqaroj edhe një fakt se Sin Boy është shqiptar nga Berati, që ka jetuar në Greqi. Tash e dini s’jam tradhtare e kombit”- shkruan ajo në postim.
Dy reperët po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen e tyre të dashurisë, madje së fundmi kanë nisur bashkëjetesën dhe më herët na treguan edhe pamjet e shtëpisë së tyre të re.
Më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, çifti do të sjellë një bashkëpunim të ri, i cili do të titullohet “Tentacion”.