Megjithëse ato kanë famë ndërkombëtare, dy artistet asnjëherë nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre.
Kjo gjë edhe i ka bashkuar ato, duke u bërë shumë mike të mira, duke bërë bashkë madje edhe në një bashkëpunim.
Rita Ora dhe Bebe Rexha po vazhdojnë ende miqësinë e tyre, megjithëse nuk po i bie shpesh të takohen, për shkak të obligimeve të shumta dhe distancës, shkruan Gazeta Express.
E këtë herë Bebe është kujtuar që t’i dërgojë Ritës një buqetë të bukur me lule dhe një kartolinë ku i shkruan: “Me dashuri, Bebe.”
Rita e ka treguar këtë me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke e falënderuar miken e saj./Gazeta Express/