U NJOHËN PËR LIDHJEN TRESHE/ Egla Harxhi ribashkohet me Aleksandrin pas ndarjes: Ja si e morëm vendimin – AlpeGossip
U NJOHËN PËR LIDHJEN TRESHE/ Egla Harxhi ribashkohet me Aleksandrin pas ndarjes: Ja si e morëm vendimin

U NJOHËN PËR LIDHJEN TRESHE/ Egla Harxhi ribashkohet me Aleksandrin pas ndarjes: Ja si e morëm vendimin

Egla Harxhi dhe Alexandre de Basseville ishin një nga çiftet më të komentuar të showbizit, që nga momenti kur pranuan marrëdhënien e tyre treshe me një vajzë me emrin Alesia.

Vitin e kaluar ata i dhanë fund lidhjes dhe ndarja e tyre bëri shumë bujë.

Mirëpo sot në një intervistë për “Shqipëria live”, Egla dhe Aleksandri u shfaqën bashkë dhe deklaruan se kanë vendosur ta lënë pas të shkuarën.

“Unë erdha për t’i kushtuar kohë familjes sime. Pas vdekjes së babait në janar unë kuptova se shumë gjëra janë duke ndodhur në botë dhe me këtë çmendurinë e pandemisë unë pashë shumë mundësi dhe folëm me Eglën”, tregoi Aleksandri.

Ndërsa Egla tha se i kanë sqaruar keqkuptimet dhe janë gati për një filim të ri.

“Çdo gjë ka një limit. Rrugëtimi jonë ka qenë kompleks dhe gjithë këto prova që kemi kaluar, mendoj se vjen një moment kur e kupton se duhet të ishin kaluar tani këto gjëra se më vonë. Kemi lënë mënjanë të gjitha keqkuptimet, kemi sqaruar shumë gjëra të pathëna. Një nga gjërat që na ka bashkuar që në fillim është fakti se nuk besojmë tek kjo botë fallco. Mund të duket si shaka, por për ne ka qenë shumë serioze”, u shpreh ajo.