ME BISHTALECA DHE TOPOLAKE/ Moderatorja shqiptare paska luajtur në filmin shqiptar dhe tani e mësuam (FOTO) – AlpeGossip
ME BISHTALECA DHE TOPOLAKE/ Moderatorja shqiptare paska luajtur në filmin shqiptar dhe tani e mësuam (FOTO)

ME BISHTALECA DHE TOPOLAKE/ Moderatorja shqiptare paska luajtur në filmin shqiptar dhe tani e mësuam (FOTO)

E njihni këtë vogëlushe topolake në foto?

Ne e patëm shumë të vështirë ndaj po ju themi që ajo është moderatorja e njohur Bieta Sulo.

“Tirana Post”, shkruan sot se ka kontaktuar me moderatoren e “Ftesë në 5”, për ta konfirmuar që ka luajtur në filmin shqiptar “Djali elastik”.

Dhe vajza me dy bishtaleca dhe faqet rrumbullake është vetë Bieta, e cila tregon se ka pasur mjaft oferta për filma kur ishte e vogël por nuk e kanë lënë prindërit.

“Pooo, jam unë 5 vjeçe”, tha Bieta e cila shtoi: “Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s`më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”.

Filmi bën fjalë për një djalë mjaft të talentuar në akrobaci, dhe motra e tij 5-vjeçare është pikërisht Bieta