JANË NDARË VËRTET? Postimet e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit sapo ringritën dyshimet (FOTO) - AlpeGossip
JANË NDARË VËRTET? Postimet e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit sapo ringritën dyshimet (FOTO)

JANË NDARË VËRTET? Postimet e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit sapo ringritën dyshimet (FOTO)

Që prej ngjarjes më të fundit ku Vis Bajraktari thuhet se u pa në një nga club-et e Tiranës tepër afër me një modele, zërat u shtuan për një ndarje të mundshme mes tij dhe Lori Hoxhës, për më tepër që Lori tashmë jeton e vetme në Londër ku i është rikthyer studimeve.

Pas kësaj nuk ka pasur një konfirmim publik, por thjesht një lojë cic-micesh, a thua se ata duan të thumbojnë njëri-tjetrin, me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Lori ka postuar në Snapchat një foto të dorës së saj, ku qartazi bie në sy ora Rolex dhe byzylyku i quajtur “Love” (dashuri) nga marka prestigjioze Cartier.

Më tej vetë fashionista shkruan: “Dashuria që mbetet!”

Ajo e Cartier, sigurisht që mbetet, duke qenë diçka materiale. Por cila është dashuria që nuk mbetet? Ky detaj ka shtuar dyshimet se romanca mes çiftit të famshëm mund të ketë përfunduar.

Sakaq, nuk ka munguar edhe një postim nga Visi që fare mirë mund të ketë qenë një “diss” për Hoxhën.

Ai gjithashtu ka fotografuar kyçin e dorës ku shihet ora e shtrenjtë Audemars Piguet që arrin një vlerë prej 50 mijë dollarësh dhe në mbishkrimin e saj shkruan: “Peshk iu madh!”

Pra ndërkohë që Lori poston për dashuri që mbeten ose jo, Visi bën postime me humor e gati ironizuese. Gjërat nuk duken aspak mirë…