“KUJT DO T’I DËRGOJ…”/ Pas humbjes së gjyshit, Almeda bën dedikimin prekës – AlpeGossip
“KUJT DO T’I DËRGOJ…”/ Pas humbjes së gjyshit, Almeda bën dedikimin prekës

“KUJT DO T’I DËRGOJ…”/ Pas humbjes së gjyshit, Almeda bën dedikimin prekës

Pak ditë më parë, Almeda Abazi humbi gjyshin e saj. Lajmin e bëri të ditur, motra e Almedës, Ilda, e cila shprehu ndjesitë në një moment delikat si ky.

Së fundmi ka qenë edhe Almeda ajo e cila ka ndarë disa foto me gjyshin e saj, krah së cilave ka shkruar: “Kujt do t’i dërgoj foto të Alinës dhe Efehan çdo mëngjes unë tani o gjysh. Gjithmonë i dashur, asnjëherë i harruar. U prehsh në paqe gjysh”.

Almeda ka treguar herë pas here se vizitat kryesore në Shqipëri lidheshin me gjyshin e saj, me të cilin kishte një raport shumë të ngushtë.