‘Seksi dhe shfryrja e hundëve dëmtojne trurin’ habit mjeku i ftuar tek Rudina – AlpeGossip
‘Seksi dhe shfryrja e hundëve dëmtojne trurin’ habit mjeku i ftuar tek Rudina

‘Seksi dhe shfryrja e hundëve dëmtojne trurin’ habit mjeku i ftuar tek Rudina

Këtë të martë në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte i ftuar Neshat Kapinova, i cili së fundmi ka botuar librin e tij ‘Mjekësia moderne’.

Ai paralajmëroi për rrezikun që mund t’i vijë njeriut nga aktivitete të jetës së përditshme, të cilat sipas tij, në pamje të parë duken të parëndësishme.

I pyetur nga Rudina të shpjegonte më shumë këtë rrezik, Neshati pohoi :

“Nga sforca. Ti për shembull kur teshtin ose kur ashtu, është mirë të mos e bllokosh asnjëherë. Pse? Sepse pëson gjëra të brendshme që mund të çajnë venat dhe arteriet dhe mund të kalojnë edhe në aortë.”

Autori i librit këshilloi që të përdoret shami dore dhe jo facoleta, sepse shkaktojnë alergji.

Në këtë listë Neshati përfshin edhe kafenë, sheqeri i së cilës, sipas tij, shkakton skuqje, fryrje, tension të lartë dhe diabet.

 

Ndërsa për seksin ai nuk pranoi të shpjegonte më shumë, sepse libri i tij fliste për të.