HUEYDA DHE GABRIEL SËRISH ME PUSHIME/ Këtë herë destinacioni është special – AlpeGossip
HUEYDA DHE GABRIEL SËRISH ME PUSHIME/ Këtë herë destinacioni është special

HUEYDA DHE GABRIEL SËRISH ME PUSHIME/ Këtë herë destinacioni është special

Hueyda El Saied dhe djali i saj Gabriel kanë një marrëdhënie shumë speciale, me të cilën janë familjarizuar edhe të gjithë ndjekësit në ‘Instagram-in’ e bukuroshes shqiptare. Shumë shpesh nënë e bir zbulojnë aktivitete e përbashkëta gjatë ditës, të cilat bëhen shumë speciale. Balerina e njohur ka zbuluar edhe foto nga pushimet me djalin dhe partnerin e saj.

Ditët e fundit, Hueyda ka zgjedhur të arratiset për pak ditë pushimi. Edhe këtë herë, personat që e shoqërojnë janë të njëjtët, ata më të rëndësishmit për të, por destinacioni është dimëror, ndryshe nga ai që kishin zgjedhur disa javë më parë. Mes dëborës dhe ngrohtësisë familjare, bukuroshja e ekranit ka ndarë disa momente me anë të videove.

Më të veçantin e publikoi pak orë më parë, duke zbuluar se i vogli Gabriel ka provuar të bëjë ski për herë të parë. Eksperienca duket se i ka pëlqyer dhe e ka emocionuar shumë.

Në vazhdimësi me siguri do të kemi momente të tjera të shkëputura nga pushimet familjare të Hueydës