SHOQE TË NGUSHTA? Deklarata e Kejsi Tolës për Olta Bokën na habiti të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
SHOQE TË NGUSHTA? Deklarata e Kejsi Tolës për Olta Bokën na habiti të gjithëve (FOTO)

SHOQE TË NGUSHTA? Deklarata e Kejsi Tolës për Olta Bokën na habiti të gjithëve (FOTO)

Ndonëse prej vitesh në skenë dhe me një jetë private mjaft diskrete, për Kejsi Tolën nuk është se kemi dëgjuar shumë tituj rozë.

E megjithatë së fundmi dhe Kejsi nuk mund t’i shpëtonte vorbullës së showbizz-it pasi u përfol për një lidhje të mundhsme me Flori Mumajesin.

E ftuar në ‘Shiko Kush Luan’ ndër të tjera Kejsi na habitit me një ‘deklaratë’ për shoqen e saj të ngushtë Olta Bokën.

Kejsi ishte përballë me Krusitën dhe u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.

Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak deri sa tha emrin e Olta Bokës. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes vajzave, por me shumë gjasa Kejsit i duhej një emër me patjetër dhe ai i Oltës mund të ketë qënë i pari që i ka ardhur në mendje duke e ditur që asaj nuk do ti ngelë hatri.

Kujtojmë se Kejsi Tola dhe Olta Boka kanë kaluar të njëjtën eksperiencë në Eurovizon në përfaqësimin e Shqipërinë, duke qënë shumë të vogla në moshë. Veç kësaj kanë qenë (ose janë) mike shumë të mira edhe pse kohët e fundit nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Më parë këndonin së bashku në evente dhe mbrëmje të muzikës “live” por kohët e fundit Kejsi është shkëputur nga këto performanca duke iu bashkuar grupit të njohur “Threedots”.