KUJDES! Ja çfarë duhet të dini para se të blini një hidratues – AlpeGossip
KUJDES! Ja çfarë duhet të dini para se të blini një hidratues

KUJDES! Ja çfarë duhet të dini para se të blini një hidratues

Nëse jeni në kërkim të një hidratanti dhe s’po vendosni dot, ndoshta ky artikull mund t’ju ndihmojë. Çfarë përbërësish duhet të ketë patjetër një krem hidratues për lëkurën?

1- Acidi hialuronik

Ky acid është një hidratues i fuqishëm, i cili i jep lëkurës një pamje të re. Ai gjendet në mënyrë natyrale në lëkurë, por me kalimin e viteve ai fillon të humbasë, prandaj duke përdorur një hidratues me këtë përbërës ju po i bëni vetes një favor të madh.

2- Vazelinë

Lubrifikon lëkurën dhe redukton humbjen e butësisë duke forcuar barrierat mbrojtëse.

3- Glicerina

Ruan ekuilibrin e brendshëm të ujit në lëkurë. Ajo gjithashtu ndihmon qelizat e lëkurës të arrijnë maturimin e plotë para se të shkëputen nga trupi, e cila është veçanërisht e dobishme për njerëzit me psoriasis (një sëmundje që shkakton qelizat e lëkurës të largohen shumë shpejt).

4- Acidi laktik

Vepron si një skrab i butë, për të zbuluar lëkurën tuaj të re dhe ndihmon produktet e tjera të kujdesit të lëkurës të përthithen më shpejt.

Burimi: Marie Claire