Elita dhe Gjiko, së bashku me djalin e tyre, Zërin janë vetëkarantinuar prej dy muajsh në shtëpinë e tyre dhe kanë zbatuar me përpikmëri rregullat e vendosura pas përhapjes së koronavirusit. Gjatë kësaj kohe Elita ka hapur Tik Tok për t’u argëtuar dhe ka qenë vazhdimisht aktive me video.
Në videon e fundit, nën ritmet e një kënge arabe, Elita shfaqet duke kërcyer belly dance, teksa ka përshtatur edhe veshjen.
Mirëpo Gjiko ia ka ndërprerë kërcimin Elitës dhe në video ai shihet duke i treguar me duar bashkëshortes: “Mos je çmendur gjë?”. Megjithatë Elita vazhdon kërcimin teksa qesh me këtë veprim të Gjikos.