Renato Mekolli ishte i ftuar sot në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “E diell” në Top Channel. Shefi i kuzhinës gjatë intervistës kujtoi rrugëtimin e tij në Greqi dhe momentet e vështira që ka kaluar.
Një moment që e preku Renaton dhe e bëri të përlotej ishte kur në ekran u shfaq shefi i tij i parë i kuzhinës, nga i cili Renato ka mësuar. Shefi e përshëndeti Renaton dhe i uroi më të mirat.
Renato me sytë me lot tha se arsyeja se pse qante ishte se ai i kishte bërtitur dhe i ishte sjellë ashpër, por nga ai njeri kishte mësuar çdo gjë.
Renato tha gjithashtu se do të përpiqet ta marrë në emisionin e tij mësuesin e parë.