“Jam bërë me binjakë”, Chrissy Teigen i jep gji djalit dhe kukullës së vajzës (FOTO) – AlpeGossip
“Jam bërë me binjakë”, Chrissy Teigen i jep gji djalit dhe kukullës së vajzës (FOTO)

“Jam bërë me binjakë”, Chrissy Teigen i jep gji djalit dhe kukullës së vajzës (FOTO)

Duket sikur Chrissy Teigen ka edhe një tjetër gojë për të ushqyer!

Ndërsa dokumentoi seancën e fundit të dhënies së gjirit, supermodelja zbuloi se vajza e saj Luna Simone kishte insistuar që Teigen duhet të ushqente vëllain e saj 6 javësh Miles Theodore si edhe kukullën e saj të vogël në të njëjtën kohë.

Ajo publikoi në Instagram një foto ku shihet duke ushqyer me gji vogëlushin e saj dhe kukullën, ndërsa vajza 2-vjeçare mban një peshqir në dorë.

“Luna më bëri që të ushqej kukullën e saj kështu që mendoj se jam bërë me binjakë,”-shkruajti 32-vjeçarja në Instagram.